Arbëri

Në Shqipëri s’do të marrë shërbime asnjë automjet që ka xhamat e zinj

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri, ka bërë të ditur se duke nisur nga nesër, ditë e hënë, nuk do kryejë asnjë shërbim për mjetet që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!”- thuhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton tch.