Me fillimin e vitit të ri kryesimi gjashtëmujor i radhës i Bashkimit Evropian nga Austria iu dorëzua formalisht Rumanisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky shtet po merr kryesimin e BE-së pikërisht në 12-vjetorin e anëtarësimit në këtë union, por me shumë dyshime se a do të jetë në gjendje apo jo që me sukses të kryejë detyrën e kryesuesit të radhës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDyshime se Rumania është e gatshme për Presidencën e BE-së para disa javësh kishte shfaqur edhe vetë presidenti i këtij shteti Klaus Iohannin, ndërsa para disa ditësh këtë e bëri edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. Ky i fundit tha se ka “disa dyshime” nëse Rumania e ka kuptuar se për të udhëhequr BE-në “duhet të kesh gatishmëri të dëgjosh te tjerët, ndërsa interesat tua t’i lësh në fund të radhës”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)