Haradinaj viziton zjarrfikësit, i lut që sonte të bëjnë maksimumin e tyre Foto: ZKM

Haradinaj viziton zjarrfikësit, i lut që sonte të bëjnë maksimumin e tyre

31 December 2018 15:13

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në prag të ndërrimit të moteve, vizitoi zjarrfikësit e Kosovës.

Me këtë rast, siç njofton kumtesa e ZKM-së, Haradinaj, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se ka shkuar sot atje për t'ua shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe gjithë Kosovës, për punën e tyre, që janë roje për të gjitha ato shqetësime që mund t'i kenë qytetarët, si fatkeqësitë, zjarret, e probleme të natyrave tjera.

"Meqenëse jemi në ndërrim të moteve, e di që ju do të punoni sonte, por ju lus po ashtu që ta bëni maksimumin në këto kushte që i keni, që t'iu dilni zot qytetarëve kur ata kanë nevojë për prezencën e juaj", tha Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se ndihma e tyre nuk do të shkojë pa u vërejtur dhe se ato që janë biseduar në të kaluarën do t'i trajtojnë seriozisht.

Drejtori i Brigadës së Zjarrfikësve, Latif Zeka, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e Qeverisë ndaj tyre, duke u shprehur mirënjohës për angazhimin e kryeministrit Haradinaj.

Ndërkaq, Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, tha se e falënderon kryeministrin Haradinaj për qasjen dhe përkrahjen që ia ka dhënë zjarrfikësve duke u shprehur të kënaqur për trajtimin që po ua bën kryeministri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme