Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur të premten për lojërat e fatit dhe diskursi me të cilin është shërbyer është krejtësisht në kundërshtim me përmbajtjen e një koncept-dokumenti, që këtë muaj ai dhe kabineti qeveritar që e drejton e kanë miratuar.
Megjithëkëtë, kreu i Ekzekutivit ka paralajmëruar se në ligj nuk do të reflektojë përmbajtja e atij dokumenti.
“Edhe ligji kur të bëhet mund të amendamentohet”, ka thënë Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë. “Na ndihmojnë kritikat. Na ndihmojnë lajmet e këtilla. Nëse dikush ka synuar që përmes ligjit me i rritë (numrin e lojërave të fatit v.j.), personalisht unë jam kundër”.
Haradinaj e ka thënë këtë ditën kur “Koha Ditore” ka raportuar se Qeveria që ai e udhëheq synon ta trefishojë numrin e licencave për lojërat e fatit, pas lehtësirave që do t’i krijojë përkitazi me dhënien e licencave, pastaj pas lirimit nga akciza dhe pas heqjes së kufizimit të operimit afër shkollave....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)