Rastet si ky i Ramajt e çojnë vendin në diktaturë, thotë kryeredaktori Bajrami

Rastet si ky i Ramajt e çojnë vendin në diktaturë, thotë kryeredaktori Bajrami

28 December 2018 20:22

Lajme nga Pallati i “Drejtësisë”, e ka titulluar reagimin e tij ndaj marrjes së paligjshme të telefonit të gazetares së Kohës Ditore, Saranda Ramaj, kryeredaktori Agron Bajrami.

“Gazetares së ‘Kohës Ditore’, Saranda Ramaj, Policia e Kosovës ia ka marrë jashtëligjshëm telefonin, pas ndalimit gjatë kohës sa po raportonte për dëshminë e presidentit Hashim Thaçi, nga gjykimi i ‘Syrit të Popullit’. Derisa përpjekja e gjykatës për të fshehur dëshminë e Thaçit nga publiku – me një vendim ad hoc dhe pa asnjë procedurë e arsyetim të vlefshëm - është edhe një dëshmi për ndikimin që ka politika në gjyqësorin e Kosovës, marrja e paautorizuar e telefonit të gazetares, pa kurrfarë vendimi gjykate dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nxjerrë në dritë thellësinë e korruptimit të institucioneve shtetërore nga njerëz të pushtetshëm, që në instancën e fundit e çon vendin vetëm në një drejtim: diktaturë!”, ka thënë kryeredaktori Bajrami.

Lexo edhe: Koci: Ramajt iu mor telefoni kundërligjshëm, s’kemi të bëjmë me konfiskim

“E megjithatë, ngjarjet e sotme në Pallatin e ashtuquajtur të ‘Drejtësisë’, ku fjala e lirë dhe e drejta për të ditur është gjetur nën sulm brutal, më shumë se sa për presionet që i bëhen qytetarëve dhe publikut në emër të shtetit, flasin për frikën që ata në pushtet e kanë… frikën nga e vërteta!”, ka thënë Bajrami.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme