Kryeministri Edi Rama bëri ndryshime në qeveri, të cilat i njoftoi në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.
Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.
Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.
Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë.
Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës.
Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.
Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali.