20:51

Përgënjeshtrohet Kurti, ishte në odën e Kamer Metajt?

Vetëm pak kohë pasi në Rubikon të KTV-së, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tha me bindje se nuk ka qenë në odën e Kamer Metajt, plaçkitësit që vrau një polic e rrezikoi të tjerë në një plaçkitje grabitqare sot në Istog, kanë nisur të shpërndahen fotografi të cilat dëshmojnë të kundërtën.

Në Rubikon Kurti tha se Metaj mund të ketë qenë anëtar i VV-së, por kurrë nuk ka qenë në odën e tij.

“Në bazë të fotografive nuk më kujtohet por është e mundshme të jetë anëtar i yni. Është për të ardhur keq, lajm i tmerrshëm por ka ndodhur çfarë ka ndodhur tash. Istogu është i vogël dhe nga të dhënat zyrtare do ta marrim vesh kush ishte saktësisht. Është përhapur lajmi që unë kam qenë në odën e tij, nuk është e vërtetë. Kam qenë në odën e Muharrem Metajt që së fundi nga LDK-ja ka kaluar në VV, mund ta ketë kushëri dorasin por s’kam qenë në odën e tij”, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në rrjetin social Facebook është shkëputur paralajmërimi i ngjarjes, ku tregohet se Vetëvendosje do të mbajë takim në odën e Kamber Metajt, e aty do të flasë edhe Albin Kurti.

Image
20:19

Kurti: Metaj mund të ketë qenë anëtar i Vetëvendosjes por unë kurrë s’kam qenë në odën e tij

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, direkt në Rubikon, foli për vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj dhe grabitësi i bankës NLB, Kamer Metaj.

Kurti e quajti lajm tragjik dhe tha se duhet dënuar ashpër ky akt i agresionit.

“Ishte lajm tragjik e i tmerrshëm. Më lejoni t’i shpreh ngushëllimet familjes Demaj, kolegëve të policit të vrarë dhe Policisë së Kosovës, sepse dhembja dhe pikëllimi nuk është vetëm i tyre por gjithë shqiptarëve. Një polic vritet në krye të detyrës, dhe tani ai është dëshmor i vendit. Në këto momente të vështira për të gjithë neve, vetëm na duhet të presim të dhëna zyrtare, por qysh tash duhet dënuar ashpër akti i tillë i agresionit”, tha Kurti, transmeton Koha.net.

Dorasi që po identifikohet edhe si simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se nuk e njihte dhe kurrë nuk kishte shkuar në odën e tij.

“Në bazë të fotografive nuk më kujtohet por është e mundshme të jetë anëtar i yni. Është për të ardhur keq, lajm i tmerrshëm por ka ndodhur çfarë ka ndodhur tash. Istogu është i vogël dhe nga të dhënat zyrtare do ta marrim vesh kush ishte saktësisht. Është përhapur lajmi që unë kam qenë në odën e tij, nuk është e vërtetë. Kam qenë në odën e Muharrem Metajt që nga LDK ka kaluar në VV, mund ta ketë kushëri dorasin por s’kam qenë në odën e tij”, tha kryetari i Lëvizjes.