Arbëri

Voton kundër dhe s’e njeh Kosovën, Rumania falënderohet nga Serbia

Foto: Koha / ilustrim

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ministrin rumun të Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, siç njofton kumtesa presidenciale serbe e përcjellë nga gazeta “danas”, Vuçiq e ka falënderuar Rumaninë që ka votuar kundër pranimit të Kosovës në Interpol si dhe për “përkrahjen që ky vend i jep integritetit dhe sovranitetit të Serbisë”.

Beogardi zyrtar “me integritet e sovranitet” vazhdon ta shohë Kosovën pjesë të Serbisë.

Vuçiqi, po ashtu, e ka falënderuar Rumaninë për insistimin e saj që dialogu ndërmjet Beogradit e Kosovës të zhvillohet ndaras nga procesi i integrimeve evropiane të Serbisë.