Vendi i cili tash e 16 vjet strehon viktimat e dhunës në familje, rrezikon të mbyllet, raporton KTV .
Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prizren ka buxhet vetëm deri në fund të këtij muaji.
Drejtoresha, Jubilea Kabashi, thotë se qendra gjithnjë është anashkaluar nga institucionet qendrore.
Në këtë strehimore aktualisht janë rreth 15 persona e, sipas Kabashit, numri i tyre vazhdimisht mund të rritet.
Për shkak të gjendjes jo të mirë financiare, rrezikojnë të mbyllen edhe strehimoret në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila financon këto qendra, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se vazhdimisht është angazhuar që t’i ndihmojë këto strehimore gjatë vitit 2018.