Arbëri

Daçiqi thotë se janë dakorduar me NATO-n që të mos lejojnë hyrjen e Ushtrisë së Kosovës në veri, por jo edhe ROSU-n

Daçiqi thotë se janë dakorduar me NATO-n që të mos lejojnë hyrjen e Ushtrisë së Kosovës në veri, por jo edhe ROSU-n
Foto: Koha / ilustrim
 

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Beogradi dhe NATO-ja kanë arritur marrëveshje për ndalimin e hyrjes së formacioneve të armatosura të Kosovës në veri të vendit pa pajtimin e përfaqësuesve të serbëve dhe se Aleanca Veri-Atlantike është dashur që këtë t’ua kumtojë edhe përfaqësuesve në KFOR.

“Ne gjithmonë kemi folur për formacione të armatosura”, tha Daçiqi pas deklarimit të zëdhënësit të KFOR-it, Vincenzo Graso, se njësia speciale policore e Kosovës, ROSU, nuk kanë obligim që të kërkojnë leje nga askush për të hyrë në veri të Kosovës, për dallim nga Ushtria e Kosovës, lëvizja e së cilës duhet të marrë miratimin e komandantit të KFOR-it, raporton SRNA.