Arbëri

Veliu: Me aktivizimin e Speciales do të dëshmohet lufta e pastër e UÇK-së

Veliu: Me aktivizimin e Speciales do të dëshmohet lufta e pastër e UÇK-së
Foto: Koha
 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka folur për fillimin e funksionimit të Gjykatës Speciale në akademinë përkujtimore të njëzetvjetorit të Betejës së Tabeve të Llapashticës.

Megjithëse e ka quajtur edhe një sfidë për ish-ushtarët e UÇK-së, Veliu është shprehur i sigurt se do të dëshmohet lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.