Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) sot ka organizuar konferencën përmbyllëse të fundvitit.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se rritja ekonomike në vitin 2018 ka qenë 4%.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Faktorët që kanë ndikuar në rritjen ekonomike, janë sektori privat, publik dhe remitencat", tha Mehmeti, raporton televizioni publik.
Sipas tij rritja ekonomike në vitin 2019 do të jetë 4.2 %
“Kreditë e sektorit bankar arritën shumën prej 2.7 miliardë euro në tetor 2018, duke shënuar rritje vjetore prej 11.6%. Burimi kryesor i financimit të aktivitetit të sektorit bankar vazhdojnë të jenë depozitat, vlera e të cilave gjatë kësaj periudhe arriti në 3.2 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore prej 6.9%. Normat e interesit në kredi vazhduan trendin rënës, duke zbritur në 6.6% nga 6.8% sa ishin në periudhën e njëjtë të periudhës së kaluar, gjë që tregon për lehtësim të vazhdueshëm të qasjes në financim bankar. Treguesit e shëndetit financiar vazhduan të tregojnë nivel të lartë të qëndrueshmërisë së këtij sektori në të gjitha aspektet. Vlen të theksohet posaçërisht cilësia shumë e mirë e portofolit kreditor me një normë të kredive joperformuese prej vetëm 2.7% në tetor 2018, e cila shënoi rënie të mëtutjeshme në krahasim me vitin e kaluar kur ishte 3.6%”, ka deklaruar ai .
Në kuadër të faktorëve me ndikimin më të rëndësishëm në financimin e rritjes ekonomike, sipas Guvernatorit ishin përshpejtimi i rritjes së kreditimit për sektorin privat, rritja e shpenzimeve publike, si dhe rritja e remitencave të cilat deri në muajin shtator arritën vlerën 587.9 milionë euro e cila është për 6.1% më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Me zhvillime të favorshme u karakterizuan edhe sektorët tjerë përbërës të sistemit financiar. Vlera e aseteve të sektorit pensional në shtator 2018 arriti në 1.76 miliard euro, duke shënuar rritje vjetore prej 11.2%. Gjithsej vlera e shkruar e primeve nga kompanitë e sigurimeve në shtator 2018 ishte 69.1 milionë euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 4.8%. Në anën tjetër, vlera e dëmeve të paguara arriti në 31.5 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 8.2%. Gjithsej vlera e kredive nga institucionet mikrofinanciare deri në tetor 2018 arriti vlerën prej 177.7 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 29.1%. Sidoqoftë, një rënie e normës së interesit nga niveli aktual mesatar prej 23.1% do ta bënte këtë sektor edhe më konkurrues dhe me rol më të madh në mbështetjen e ekonomisë së vendit”.
Në adresimin para mediave, Guvernatori Mehmeti ka përmendur harmonizimin e kornizës rregullatore me zhvillimet e fundit ndërkombëtare në këtë fushë, më konkretisht në Bashkimin Evropian, përpilimin e rregulloreve të ndryshme, ndër të cilat edhe ato që avancojnë aspekte të ndryshme të rregullativës bankare siç janë Rregullorja e SNRF 9 Instrumentet Financiare dhe Rregullorja për Kreditë Joperformuese dhe Ristrukturimet.