Arbëri

Mustafa: Arnimi i koalicionit qeverisës me PSD-në, s’mund t’i shitet Brukselit

Mustafa: Arnimi i koalicionit qeverisës me PSD-në, s’mund t’i shitet Brukselit
Foto: Koha

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se arnimet që po përpiqet t’i bëjë koalicioni qeverisës me ekipe hibride dhe jolegjitime janë shprehje që Qeveria aktuale e ka pranuar pafuqinë e saj për dialogun dhe mungesën e shumicës.

Mustafa në shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, tha se arnimi me një parti që nuk peshon sot më shumë dhe as 3 % të besimit qytetarë nuk mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit me opozitën, as si përfaqësim i opozitës por vetëm si lajthitje dhe vetëmashtrim edhe i këtyre këtu edhe atje.