Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bahtiri akuzon Qeverinë që s’po e përkrah për bashkimin e Mitrovicës

Agim Bahtiri ka vazhduar me përpjekjet e tij për bashkimin e dy komunave të Mitrovicës në një komunë të vetme.

Kësaj radhe nëpërmjet një debati të hapur me qytetarë Bahtiri ka dëgjuar mendimet e tyre për idenë e tij, duke kërkuar kështu nga ta edhe nënshkrimin e peticionit, raporton KTV.

Kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut, akuzoi nivelin qendror për mospërkrahje sidomos Ministrinë e Pushtetit Lokal e cila refuzoi kërkesën e Bahtirit për bashkim të komunave.

Këtu banorët (shqiptarë) të Mitrovicës, si të jugut ashtu edhe ata të veriut, thanë se Kosova vazhdon të mos jetë e lirë pa veriun e Mitrovicës.

Ata i dhanë përkrahje peticionit për ta dërguar atë më tutje në Kuvend.

Bahtiri mori edhe kritika për mënyrën e komunikimit me nivelin qendror.

Edhe Qytetarët të ndarë rreth idesë së Bahtirit për bashkim të Mitrovicës Video Qytetarët të ndarë rreth idesë së Bahtirit për bashkim të Mitrovicës

Derisa edhe njëherë atij iu bë me dije se ideja për bashkimin është vështirë e arritshme.

E pasi mori përkrahjen e pothuajse të gjithë përfaqësuesve të fshatrave dhe të tjerëve, Bahtiri e mbylli këtë debat njëorësh, duke i ftuar ata që ta votojnë peticionin, i cili do të jetë i hapur që nga dita e hënë.