Nëse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, vendos të emërojë vetëm nga një anëtar të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se tendenca e presidentit Thaçi, që pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës shumicë në KQZ, po e dëmton këtë parti, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Hotit, LDK-ja është e vendosur të mbrojë të drejtën e saj për përfaqësim adekuat në KQZ.
Veç kësaj, vetë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, për këtë çështje u është drejtuar me një letër edhe ambasadore të shteteve të Quintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar kundër vendimit të presidentit Hashim Thaçi pasi sipas kësaj partie opozitare, Thaçi me këtë veprim po mundohet ta degradojë dhe shkatërrojë KQZ-në.
Të dy këto parti kanë kërkuar nga Thaçi që t’i emërojnë nga dy anëtarë, emrat e të cilëve tashmë janë në zyrën e tij.
Edhe shoqëria civile veprimin e presidentit e quan të padrejtë .
Presidenti Thaçi për 1 vit e 3 muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare e ka lënë pa mandat KQZ-në pasi vendosi të kërkojë interpretim ligjor në Gjykatën Kushtetues të Kosovës, se si të ndahej hisja e subjekteve politike në KQZ.
Krejt kjo për shkak se partnerët e koalicionit nuk kanë mundur të merren vesh se dy anëtarët e nominuar cilës parti t’i takojnë.