Arbëri

Sindikata e RTK-së e zhgënjyer me mos miratimin e Ligjit për transmetuesin publik, paralajmëron protesta

Sindikata e RTK-së e zhgënjyer me mos miratimin e Ligjit për transmetuesin publik, paralajmëron protesta
Foto: Ilustrim

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së përmes një komunikate për media shpreh zhgënjim të thellë me mosmiratimin e ligjit për Mediumin Publik në vend, RTK-në, nga Kuvendi i Kosovës.

“Sindikata kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta rikthejë në votim ligjin e ri të RTK-së, në të kundërtën, RTK rrezikon të futet në krizë të thellë dhe të pariparueshme. Kërkojmë urgjentisht që ligji i ri për RTK-në të miratohet këtë vit dhe po ashtu u bëjmë thirrje edhe njëherë deputetëve që të mos e lidhin fatin e RTK-së me individë dhe t'i lënë anash interesat partiake e ta miratojnë ligjin e ri të RTK-së”, thuhet në komunikatë.