Mustafa i shkruan Quintit për “defunksionalizimin  e KQZ-së”

Mustafa i shkruan Quintit për “defunksionalizimin e KQZ-së”

21 December 2018 11:57

Kryetari LDK-së, Isa Mustafa sot ua ka përcjellë ambasadorëve të shteteve të Kuintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë një letër në të cilën ka sqaruar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth tendencave të presidentit Thaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, që nga 27 mars 2018, duke e defunksionalizuar tërësisht këtë institucion kushtetues, transmeton Koha.net.

Njëkohësisht, letra sqaron dhe reagon ndaj tendencës së Presidentit Thaçi, pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës, pjesë e të cilit fatkeqësisht Presidenti ende ndihet, shumicë në KQZ duke dëmtuar dhe shkelur të drejtat kushtetuese të LDK-së të cilës i takojnë dy anëtarë në KQZ, e jo vetëm një siç pretendon presidenti Thaçi, njofton kumtesa.

Në fund kryetari Mustafa njoftoi se LDK-ja është tejet e vendosur të mbrojë të drejtën e saj për përfaqësim adekuat në KQZ në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe në rast të mos materializimit të kësaj të drejte do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme