Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, personaliteteve të shquara dhe mediave që sot të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” nga ora 10:00, me ç’rast do të nisin procedurat e peticionit për bashkimin e Mitrovicës.
Kuvendi Komunal i Mitrovicës më 30 nëntor ka miratuar konkluzionin me të cilin i është propozuar Qeverisë inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jo legjitim.