Arbëri

Vetëvendosje: Një vit përplot premtime, shumë dështime e skandale pafund të politikës së jashtme

Vetëvendosje: Një vit përplot premtime, shumë dështime e skandale pafund të politikës së jashtme
 

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media mbi premtimet e dështuara dhe skandalet që s’kanë të ndalur nga politika e jashtme e Republikës së Kosovës. Në konferencë foli deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Fitore Pacolli.

“Viti 2018 është viti i premtimeve të papërgjegjshme për politikën e jashtme me mjete e tentativa kaotike e të rrezikshme për realizimin e tyre dhe si përfundim me rezultate dëshpëruese”, është thënë në konferencë.