Arbëri

Nënshkruhet kontrata për projektin e rrugës Mitrovicë –Milloshevë

Nënshkruhet kontrata për projektin e rrugës Mitrovicë –Milloshevë

Prishtinë, 20 dhjetor- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot e nënshkroi kontratën për realizimin e punimeve në segmenitin Mitrovicë - Milloshevë, pjesë e projektit të rrugës M2 (Prishtinë - Mitrovicë).

Me këtë rast, ministri Lekaj theksoi rëndësinë e këtij projekti, që do të ndihmojë në qarkullimin më të lirë të automjeteve në këtë aks rrugor të frekuentuar.