Arbëri

Adelheid Feilcke: Ushtria ishte hapi tjetër i shkëputjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia

Adelheid Feilcke: Ushtria ishte hapi tjetër i shkëputjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia
 

Ajo që në dukje është ashpërsim i konfliktit, në fakt shënon vetëm hapin tjetër të shkëputjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia. SHBA-ja dhe Rusia po pozicionohen. BE-ja duhet të jetë më aktive, mendon Adelheid Feilcke, themeluese e seksionit shqip të Deutsche Welle, tash drejtore e Departamentit të Evropës në median gjermane për botën e jashtme.

Ajo që tani po ndodh me Kosovën, po ndjek logjikën e rendit të ri botëror, të rendit botëror të Donald Trumpit ose të Vladimir Putinit e jo logjikën e OKB-së apo të BE-së. Dhe kështu nuk është çudi që avokati më i rëndësishëm i kosovarëve është SHBA-ja, ndërsa Rusia mbështet qëndrimet e Serbisë. Rusia në anën e Serbisë, SHBA-ja si fuqia mbrojtëse e Kosovës.