Arbëri

Krasniqi: Limaj e Ahmeti do të shkojnë bashkë me Thaçin në Bruksel

Krasniqi: Limaj e Ahmeti do të shkojnë bashkë me Thaçin në Bruksel

Memli Krasniqi, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se Ekipi Negociator, e udhëhequr nga bashkëkryesuesit Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të jetë bashkë me presidentin Hashim Thaçi në procesin e dialogut me Serbinë.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se Kosova në dialog do të ketë përfaqësim të përbashkët të Thaçit si president, ekipit dhe dy bashkëkryesuesve që janë miratuar të shtunën e shkuar në Kuvendin e Kosovës.