Arbëri

Deputetë opozitarë që sot iu bashkuan Qeverisë në dialog, sot tre vjet me gaz lotsjellës kundërshtonin atë

Tre vjet më parë, Qeverinë që udhëhiqej nga LDK-ja e PDK-ja me disa parti të vogla, partitë e atëhershme opozitare, Vetëvendosje, AAK-ja e Nisma, patën vendosur ta kundërshtonin në çdo formë, e madje edhe me gaz lotsjellës, në rast se tentonte të votonte Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, por jo vetëm.

E si për ironi, tre vjet më pas, AAK-ja udhëheq me Qeverinë, ndërsa një pjesë e deputetëve atëherë të Vetëvendosjes, tashmë i janë bashkuar Partisë Socialdemokrate dhe po akuzohen nga opozita, LDK e VV, se po ia zgjatin jetën Qeverisë Haradinaj.