Arbëri

“Vetëm vetingu mund të ndryshojë gjendjen e drejtësisë në Kosovë”

 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Instituti Columbus, të mërkurën, kanë mbajtur tryezën “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë - Nevoja për Vetting”, si aktivitet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, me ç’rast u publikua raporti i përbashkët i IKD-së dhe Columbusit me titull “Vettingu pa alternativë”.

Në këtë raport janë prezantuar raste konkrete që dëshmojnë kapjen e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, si Policia, Prokuroria dhe Gjyqësori nga politika dhe grupet e interesit në Kosovë.