Arbëri

Çohu e GLPS, kundër vendimit të Qeverisë për dhënien e shtesave prokurorëve

Çohu e GLPS, kundër vendimit të Qeverisë për dhënien e shtesave prokurorëve
Foto: Koha / ilustrim

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!, dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), kanë reaguar ndaj paralajmërimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e shtesave financiare për prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës si kontribut në luftën kundër korrupsionit dhe ndaj një praktike të tillë të vendimeve të Qeverisë.

Një vendim eventual i Qeverisë lidhur më këtë, sipas Çohu-t dhe GLPS-së, është një praktikë e rrezikshme dhe paraqet ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.