Në Ditën e të Drejtave të Njeriut në Kosovë evidentohen grupet e kanosura

Urim Isma 10 December 2018 19:28

Avokati i Popullit është adresa e ankesave për shumë persona që u shkelen të drejtat në mënyra të ndryshme.

Hilmi Jashari, që drejton këtë institucion, kërkon më shumë zbatim të ligjeve në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Kanë qenë disa nga komunitetet që janë evidencuar si të rrezikuara në aspektin e të drejtave të njeriut, si fëmijët, gratë, të moshuarit, komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian, komuniteti LGBT dhe personat me aftësi të kufizuara.

Në veçanti u tha se komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas janë të diskriminuara, përderisa për të kthyerit, u tha se hasin në vështirësi të mëdha gjatë këtij procesi.

Pas diskutimit, është bërë një fotografi e përbashkët e të gjithë të pranishmëve, të cilët vazhduan me marshin “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, i cili filloi nga sheshi “Skënderbeu”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në fund, u shpërndanë çanta me mesazhe sensibilizuese për të drejtat e njeriut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme