Arbëri

Qeveria pritet të shkarkojë drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Drin Haraçia

Qeveria pritet të shkarkojë drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Drin Haraçia
Foto: Twitter / globaltiesakron

Qeveria do ta ketë nesër pikë të rendit të ditës shfuqizimin e vendimit për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Punësimit, Drin Haraçia. Në rendin e ditës që e ka siguruar gazeta, kjo është pika e 14.

Shqyrtimi i këtij vendimi vjen pas kërkesës që ja ka bërë javën e kaluar Ministria e Administratës Publike (MAP) Qeverisë. Kjo pasi Gjykata e Apelit ka vërtetuar shkeljet që janë bërë gjatë rekrutimit të kësaj pozite.