Arbëri

70 vjet Deklaratë Universale për të Drejtat e Njeriut, miliona njerëz nuk janë të lirë as të barabartë

70 vjet Deklaratë Universale për të Drejtat e Njeriut, miliona njerëz nuk janë të lirë as të barabartë
 

70 vjet Deklarata universale për të Drejtat e Njeriut. Në celebrimin e përvjetorit, Michelle Bachelet, Komisarja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut reflekton për arritjet e Deklaratës, por dhe sfidat aktuale.

“Të gjithë njerëzit janë të lirë dhe lindin me dinjitet dhe vlera të barabarta “ – kjo fjali e thjeshtë duhej të ndryshonte botën. Më 10 dhjetor 1948 u shpall në Paris rezoluta 217 e OKB-së, përmes së cilës bashkësia ndërkombëtare për herë të parë ra dakord për të drejtat themelore që vlejnë për të gjithë njerëzit. Deklarata e përgjithshme e të Drejtave të Njeriut nuk është një marrëveshje e detyrueshme.