Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i Bordit, Skender Krasniqi, me të cilët ka biseduar për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e partneritetit ndërmjet institucioneve, odave dhe sektorit privat në përgjithësi.
Haradinaj, siç njofton komunikata, tha se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm që të jetë përkrah prodhuesve vendorë, duke theksuar përkushtimin që edhe më tutje të vazhdojë punën në reformat e përgjithshme në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, fuqizimit të sektorit privat dhe krijimit të një klime të favorshme për biznese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit, është diskutuar edhe për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për masën prej 100 për qind ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për të cilën kryeministri Haradinaj tha se kjo është përgjigje ndaj veprimeve të vazhdueshme destruktive të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës ndaj subjektivitetit dhe sovranitetit të Kosovës.
Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës i kanë shpalosur Haradinajt një listë të kërkesave të tyre karshi Qeverisë së vendit, për të cilat ai u zotua që do të angazhohet në adresimin e tyre.