Arbëri

Ish-presidenti Sejdiu dhe bashkëshortja rrëfejnë emocionet për takimet e para të tyre

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, Nezafete Hoxha Sejdiu, në Talk të KTV-së kanë rrëfyer detaje nga jeta e tyre për herë të parë publikisht.

Ish-zonja e parë ka treguar fillimisht për prejardhjen e saj. Ajo ka bërë të ditur se është me origjinë nga Vuthaj, teksa një kohë kishte jetuar në Shqipëri e më pas në Kosovë.

Në Talk ajo ka folur për herë të parë lidhur me takimet e para me ish-presidentin Sejdiu. Ka treguar se si e kishte bërë për vete Fatmir Sejdiu.

Në anën tjetër, ish-presidenti ka rrëfyer takimet e para dhe se si zgjohej në ora 5 të mëngjesit e nga Llapi nisej qysh herët për të takuar zonjën në orën 7:00. Sejdiu ka folur edhe për emocionet dhe se si i dridheshin këmbët në takimet e para.

Sejdiu ka treguar po ashtu se kur e kishte parë për herë të parë zonjën e tij, ai kishte qenë në dilemë se a ishte më e madhe se vetë ai dhe se a mund t’i përafrohej me shtat.