Arbëri

Idrizi thotë se mbi 260 lëndë për korrupsion janë nëpër gjykata, sqaron çka i tha Kabashiqit

 

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, ka thënë se gjykatat kanë punuar në zvogëlimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, ai ka sqaruar se janë mbi 260 lëndë të natyrës korruptive dhe 60 lëndë të krimit të organizuar. Zgjidhje e këtyre lëndëve ishte edhe kusht për heqjen e vizave. Ndonëse ishte premtuar që këtë vit Kosova do të fitonte liberalizimin e vizave, kjo nuk do të ndodhë, edhe përkundër që po thuhet se kushtet u plotësuan.

Sipas Idrizit politika ndëshkimore nuk është në nivelin e duhur dhe në bazë të kësaj të akuzuarit nuk po e marrin dënimin e duhur.