Arbëri

PSD-ja vlerëson nevojën e përfshirjes së shoqërisë civile në dialog

PSD-ja vlerëson nevojën e përfshirjes së shoqërisë civile në dialog

Kryetari dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani kanë takuar sot në Prishtinë, publicistin Veton Surroi dhe Luan Shllakun, drejtor ekzekutiv të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) në Kosovë.

Gjatë takimit, siç njofton kumtesa, u konstatua domosdoshmëria që Kuvendi i Republikës të ketë rol qendror në procesin e dialogut me Serbinë.