Arbëri

Shqipëria dënon "ekstremizmin ndaj shqiptarëve” në Greqi

Shqipëria dënon
 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e dënoi vrasjen e katër shqiptarëve në Greqi, ashtu si edhe "gjuhën e urrejtjes" të propaganduar nga partia ekstremiste greke "Agimi i Artë".

Ministria u bëri thirrje autoriteteve të Greqisë "të dënojnë dhe të ndalojnë çdo përpjekje të 'Agimit të Artë' ose të segmenteve të tjera ekstremiste për të shkelur sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve" atje.