Arbëri

Nata, koha e zgjedhur e Kuvendit për trajtim të çështjeve të rëndësishme

Seancat e Kuvendit të Kosovës për çështje të rëndësishme, kryesisht mbahen në orët e mbrëmjes, raporton KTV.

Njëjtë ka ndodhur edhe të martën kur vetëm pas orës 20 ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga opozita për liberalizim vizash. Shumë qytetarë thonë se nuk i kanë përcjellë deri në fund zhvillimet meqë ajo ka zgjatur shumë.