Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkruhet Plani i Veprimit për Rezistencën Antimikrobike

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili nënshkroi sot Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike, që synon të ulë përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve nga qytetarët e Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

"Për vite më radhë ne kemi përdorur pesëfish më shumë antibiotikë se qytetarët e shteteve tjera evropiane. Këto shifra kanë qenë alarmuese", tha Ismaili, me rastin e nënshkrimit të këtij plani të hartuar nga grupi i ekspertëve vendor, i themeluar për këtë qëllim, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Plani i veprimit do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha spitalet tona publike, partnerët shëndetësorë, veterinarë e mjedisorë për të ulur rezistencën ndaj antibiotikëve dhe rritur sigurinë shëndetësore të popullatës.​