Arbëri

Për tre vjet vetëm 40 për qind e rasteve të dhunës në familje morën aktvendim dënues

Descriptive Text

Nga viti 2015 deri në vitin 2018 vetëm 40.4 për qind e rasteve të dhunës në familje kanë marrë vendime të fajësisë. Ky konstatim ka dalë në raportin “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës me bazë gjinore në Kosovë” i publikuar të hënën nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave së bashku me Grupin për Studime Juridike dhe Politike, si dhe Artpolis.

Raporti thekson se përgjigjja e ngadaltë nga sistemi i drejtësisë ndaj rasteve të dhunës në familje ka çuar në shfaqjen e përgjithshme të mosndëshkimit për autorët e këtyre rasteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Raporti, po ashtu, ka gjetur se reagimi i gjyqësorit ndaj akteve të dhunës në familje mbetet i dobët ku norma e këtyre rasteve të hedhura poshtë mbetet shumë e lartë. Vetëm gjatë vitit 2017, më shumë se gjysma e kallëzimeve penale që lidhen me këto raste (51 për qind) janë hedhur poshtë nga gjykatat e Kosovës.

Në 6 muajt e parë të këtij viti janë hedhur poshtë 15.1 për qind të rasteve të dhunës në familje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)