Arbëri

ATK-ja pezullon nga puna zyrtarët që u arrestuan për veprimtari të jashtëligjshme në “sallon masazhi”

ATK-ja pezullon nga puna zyrtarët që u arrestuan për veprimtari të jashtëligjshme në “sallon masazhi”
Foto: Koha

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy inspektorë, të cilët janë arrestuar nën dyshimet se kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Të pezulluarit nga marrëdhënia e punës janë një inspektor tatimor, si dhe inspektore e Lojërave të Fatit.