Vendosja e taksave ndaj Serbisë sjell Hahnin në Kosovë

Vendosja e taksave ndaj Serbisë sjell Hahnin në Kosovë

03 December 2018 08:11

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Fokusi kryesor i vizitës do të jetë në vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Të ngujuar brenda institucionit përfaqësues, të cilit nuk ia njohin denominimin “Republikë”, edhe deputetët serbë kanë vendosur ta presin komisarin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Politikanët serbë kanë ngritur nivelin e alarmit pas taksës së vendosur nga Qeveria për mallrat serbe dhe boshnjake. Kjo është tema kryesore të cilën komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE do ta diskutojë edhe me liderët institucionalë të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

LEXO EDHE: Deputetët serbë ngujohen në Kuvend në pritje të Hahnit

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme