Arbëri

Kthehet mbrapsht autobusi me serbë që synonte veriun për të protestuar

Kthehet mbrapsht autobusi me serbë që synonte veriun për të protestuar
Foto: Koha / Ilustrim
 

Policia e Kosovës bën të ditur përmes një komunikate për media se sot ka kthyer mbrapsht një autobus nga Serbia të Unionit të Grave të Beogradit që synon të hynin në Republikën e Kosovës për të protestuar.

“Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 13:05, ia ka refuzuar hyrjen një autobusi të firmës "Kolasin Prevoz'' me targa BG, i cili kishte ardhur si linje e lirë (jo e rregullt) nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës”, thotë PK, transmeton Koha.net.