Arbëri

Familjarët kërkojnë zbardhjen e aksidentit në Mramor, ekspertiza e papranueshme për ta

Familjarët kërkojnë zbardhjen e aksidentit në Mramor, ekspertiza e papranueshme për ta
 

Në një deklaratë të përbashkët familjarët e katër viktimave të aksidentit në Mramor, ku ishte përfshirë edhe eskorta e ambasadës së Turqisë ka kërkuar zbardhjen e rastit, transmeton Koha.net.

Kanë kaluar dy javë që kur 4 anëtarë të familjes Shala vdiqën në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, dhe familjarët thonë se gjithçka që u është thënë është një ilustrim i paqartë.