Arbëri

Qiproja në anën e Serbisë kundër Kosovës

 

Presidenti i Qipros, Nikos Anastasidias do t’i dërgojë të hënën letër të gjithë liderëve të shteteve anëtare të BE-së si dhe kryetari të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, sa i përket çështjes së Kosovës. Këtë e ka thënë vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Për mua është me rëndësi që edhe të tjerët të flasin për Kosovën, njerëz që gëzojnë respekt, e jo vetëm unë si president i vendit” tha Vuçiq gjatë takimit me presidentin qipriot në Nikozia.