Arbëri

Kosovë, 47 të vdekur nga AIDS-i

 

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike u shënua Dita Botërore e HIV dhe AIDS, nën moton “Dije gjendjen tënde”, ku u tha se Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, por me potencial të rritjes.

Po ashtu u tha se HIV dhe AIDS vazhdon të konsiderohet si çështje me prioritet në shëndetësinë publike, në nivel global, dhe se pandemia globale e HIV AIDS-it nuk ka shtrirje të barabartë në botë.