Serbët e veriut edhe sot në protesta, politikanët e tyre në Beograd për instruksione Foto: Ilustrim

Serbët e veriut edhe sot në protesta, politikanët e tyre në Beograd për instruksione

29 November 2018 09:32

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës sot shkojnë në Beograd për t’u takuar me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Kështu ka deklaruar kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq.

Ai ka treguar se qëllimi i takimit i është koordinimi i hapave të ardhshëm pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave veriore në shenjë proteste ndaj ngritjes së taksës 100 % nga Kosova për mallrat e Serbisë.

Në veri edhe sot është paralajmëruar mbajtja e protestave e serbëve që e kundërshtojnë këtë vednim të Qeverisë së Kosovës

Rakiq në deklaratën për tanjug ka thënë se serbët në Kosovë do të luftojnë ekskluzivisht me protesta paqësore të pa dhunshme kundër “masave të shkeljes së të drejtave të njeriut nga Prishtina”.

“Do të luftojmë për të drejtën që të mbetemi në vatrat tona dhe nuk do të biem pre e asnjë provokimi”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme