Beograd, 27 nëntor – Kryetari i Këshillit për Kosovën e Metohinë i Kuvendit të Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë sot se KFOR-i nuk po i kontribuon stabilizimit të situatës dhe i ka bërë thirrje komandës së këtij misioni ushtarak të tregojë pse kanë ardhur mbrëmë në bazën në Mitrovicën e jugut 20 kamionë.
Drecun, i njohur për qëndrime të skajshme dhe jo rrallë shpifje ndaj Kosovës e shqiptarëve, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Tanjug ka dhënë alarmin për grumbullim të forcave dhe armatimit nga Prishtina në Mitrovicën e jugut, duke e vënë kështu veriun e Kosovës në një lloj rrethimi në trajtë patkoi.