Ky pretendohet se është aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e Radojçiqit
Një video që thuhet se është e aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për arrestimin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka nisur të qarkullojë nëpër mediumet serbe.
Policia e Kosovës tentoi të arrestonte Radojçiqin në veri të vendit të premten rreth vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Në video shihen disa policë që lëshojnë disa shkallë në një parking.