Arbëri

Veseli kujton betejën e parë të UÇK-së, vendos lule tek shtatorja e Adem Jasharit

Veseli kujton betejën e parë të UÇK-së, vendos lule tek shtatorja e Adem Jasharit
Foto: Kadri Veseli / FB

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot 21 vjetorin e ballafaqimit të parë frontal të UÇK-së me forcat serbe në Rezallë të Re të Skënderajt.

Veseli, i shoqëruar nga kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe nga kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, kanë vendosur lule tek shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari i cili edhe ishte prijës i kësaj beteje.