Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonia e gatshme t’i japë një stimul të ri shkëmbimit tregtar me Kosovën

Ata që mund të përfitojnë më shumë nga lufta ekonomike mes Prishtinës e Beogradit, janë tregtarët nga Maqedonia. Pas vendimit të qeverisë kosovare për të rritur në masën 100% taksën mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, krijohet një situatë e re me mallrat serbe në tregun kosovar dhe nëvojat reale të tij.

E gjithë kjo, nga sa pohoi për radion Europa e Lirë, Drilon Iseni, Drejtor i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, ekziston një mundësi e mirë për tregtarët maqedonas, që të kenë përfitime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky rast duhet shfrytëzuar, si për të ndihmuar tregun kosovar me produktet që ekzistojnë në Maqedoni, si për të përfituar t’i jepet një stimul i ri shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, ka thënë Iseni.

Megjithatë, ministria maqedonase e ekonomisë konsideron se të tilla përfitime do të ishin afatshkurtra, ndërsa kreu i saj Kreshnik Bekteshi, tha po për të njëjtën media se Shkupi nuk do të përzihet në këtë çështje, por do t’i lerë palët ta zgjidhin vetë problemin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Dogana e Kosovës i tha “Zërit të Amerikës” se që nga hyrja në fuqi e taksave ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, rreth 20 maune me mallra janë kthyer mbrapsht, për shkak të mosinformimit mbi rritjen e taksave dhe mënyrës se si vendet prodhuese i janë referuar shtetit të Kosovës.\tch.