Vikendi në Kosovë me mot të butë dhe vranësira Foto: Koha / ilustrim

Vikendi në Kosovë me mot të butë dhe vranësira

24 November 2018 08:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se si parashihet të jetë moti këtë vikend.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e diell parashihen të shoqërohen me reshje lokale shiu”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme