Komisioni Hetimor synon që të hënën të intervistojë Thaçin e Haradinajn për dëbimin e shtetasve turq Foto: Koha / ilustrim

Komisioni Hetimor synon që të hënën të intervistojë Thaçin e Haradinajn për dëbimin e shtetasve turq

23 November 2018 20:36

Të hënën, datë 26 në orën 09:00, do të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Në rend dite pritet të jetë edhe intervistimi me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi dhe sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme Lulzim Ejupi, raporton Koha.net.

Por kujtojmë se po të njëjtën ditë, në Pejë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Gjithashtu kujtojmë se në mesin e këtij muaji ky Komision intervistoi ish-drejtorin e AKI-së Driton Gashi.

6 shtetasit turq ishin dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti, por të mërkurën Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur të parrezikshëm për vendin dy nga gjashtë prej tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme