Arbëri

MTI shqipton 5 gjoba për furrtarët në rajonin e Prishtinës

MTI shqipton 5 gjoba për furrtarët në rajonin e Prishtinës
 

Zyrtarët e Agjencisë së Metrologjisë, në mbështetje nga Inspektorati i Tregut sot kanë vazhduar me mbikëqyrjen metrologjike në rajonin e Prishtinës, gjegjësisht Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq ku kanë bërë mbikëqyrjen e peshës së bukës dhe deklaracionit të mallit.

Gjatë mbikëqyrjes ka rezultuar me gjetjen e shkeljeve ligjore në 5 subjekte (furra të bukës), ku gjatë mbikëqyrjes ka pasur mos-përputhje të peshës së bukës dhe deklaracionit.